fbpx
Konstituohet Parlamenti Studentor

Konstituohet Parlamenti Studentor

Në Universitetin Publik “ Haxhi Zeka ” në Pejë është mbajtur mbledhja me përfaqësuesit studentorë të organizatave studentore USSH dhe RS – Haxhi Zeka . Në këtë mbledhje është konstituar Parlamenti Studentor i UHZ-së.

Kryetar i Parlamentit Studentor është zgjedhur z. Arbër Kabashi, nga Organizata Studentore ‘’Unioni i Studentëve Shqiptarë ’’ – USSH në Pejë.

Me këtë rast U.d. Sekretarja e Përgjithshëm znj. Tirana Baftiu Hasani, në cilësinë e kryetares së komisionit zgjedhor, ceki se organizatat studentore të përfshira në këtë proces kanë treguar maturi dhe shembull të mirë të organizimit, si dhe falënderojë anëtarët e Parlamentit Studentor për konstituimin dhe njëherësh ka uruar Kryetarin z. Arbër Kabashi, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në punë, si dhe bashkëpunim, duke kërkuar që të fokusohet në detyrat dhe përgjegjësitë e PS të cilat janë të parapara në Statutin dhe Rregulloret në fuqi.

Translate »