fbpx
Konkurs për pranim të studentëve Master – Program i përbashkët

Konkurs për pranim të studentëve Master – Program i përbashkët

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ka hapur konkurs për studimet pasdiplomike – MASTER, për vitin akademik 2020/2021, ku do të regjistroj 100  studentë të rregullt, për programet  E-Qeverisja.

Ky është program i përbashkët mes Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Fakultetit  Juridik dhe  Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan me Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 21.09.2020 deri më 30.09.2020 nga ora 09:00 deri në orën 16:00 – (dokumentet do të pranohen çdo ditë, me përjashtim të dielave).

Me rëndësi:

Pranimi i dokumenteve mund të bëhet edhe në Universitetin ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë, ndërsa aplikimi duhet të bëhët online në linkun për aplikim:   

Linku për aplikim: http://smu.uni-gjilan.net/Home/LoadData

Shih konkursin: PDF

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »