Në amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nën patronatin e zyrës së kryeministrit të republikës së Kosovës, po zhvillohen punimet e konferencës STEMinists ’24. Universiteti “Haxhi Zeka” në këtë konferencë përfaqësohet nga prorektorja për mësim, cështje studentore dhe kërkime shkencore, prof.ass.dr. Alma Shehu Lokaj.
Konferenca ka si qëllim promovimin e grave dhe vajzave në STEM si dhe krijimin e hapësirave për rrjetëzim dhe bashkëpunim. Në këtë ngjarje marrin pjesë shkencëtarë dhe profesionistë nga vendi dhe bota, studentë të fushave STEM, përfaqësues nga qeveria e Kosovës dhe përfaqësi diplomatike.
Konferenca u nda në panele të ndryshme ku nga njohës të fushave përkatëse u diskutua për hendekung gjinor në fushat STEM, rëndësinë e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në STEM. Në këtë konference ishin pjesëmarrëse edhe studentet përfituese të bursave STEM.
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2024/04/IMG-20240426-WA0004.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2024/04/IMG-20240426-WA0002-768x1024.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2024/04/IMG-20240426-WA0001-768x1024.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2024/04/IMG-20240426-WA0003-768x1024.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2024/04/IMG-20240426-WA0000-1024x768.jpg)