fbpx
Koncert i kuartetit te Saksofonëve në Tiranë dhe Durrës

Koncert i kuartetit te Saksofonëve në Tiranë dhe Durrës

Koncert i kuartetit te Saksofonëve në Tiranë dhe Durrës

Më 03.02. në Tiranë dhe 04.02.2022. u mbajtë koncertet  e kuartetit të saksofonëve të klasës së Prof. Ass. Dardan Gjinolli të Fakultetit të Arteve pranë Universitetit ,,Haxhi Zeka” në Pejë. Ishte befasi e këndshme për publikun e Tiranës dhe Durrësit. Pasi qe rrallë ndodh që të kemi këtë formë të bashkëpunimit në mes të  institucioneve nga Kosova dhe Shqipëria. Ky kuartet i saksofonëve  i përbërë nga studentët: Franci Sula, Alma Delolli, Rron Rrustemi dhe Jetmir Rrudhani luajti vepra nga kompozitorët Piazolla, Randolph , Garland, Mancini, Gershvin etj. Ishte kënaqësi të dëgjosh këta studentë duke performuar vepra mjaft të vështira në aspektin teknik por edhe melodik, arritën që më përkushtim të realizojnë këtë program mjaft suksesshëm, publiku ishte i entuziazmuar nga loja e  kuartetit të saksofonëve. Nuk munguan fjalët e mira nga publiku duke e potencuar se ky publik ishte profesional pasi që koncertet u mbajtën në Universitetin e Arteve në Tiranë ku ishin edhe menaxhmenti dhe pedagogët dhe në Durrës në shkollën jopublike ,, Talenti” ku ishte publiku që njeh vlerat artistike muzikore. Ky kuartet ka arritur në një nivel të lartë artistik dhe atë duke ju falënderuar Prof. Ass. Dardan Gjinolli që nuk e ndal punë me këta studentë asnjëherë. Është mishëruar me këtë kuartet dhe po shihet se rezultatet nuk mungojnë. Kjo e bën krenar Fakultetin e Arteve me pedagogët që janë mësimdhënës por edhe me studentët që kanë vullnetin dhe dashurinë për mësimnxënie edhe në këto ditë ku vështirësitë nga pandemia janë evidente. Falënderim për menaxhmentin dhe pedagogët e Fakultetit që po bëjnë çdo gjë që të mundësojnë aktivitetet kulturore edhe jashtë Kosovës, që në krahasim më institucionet e vendit janë ca hapa para. Ju lumtë studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Arteve në Pejë, suksese të mëtutjeshme!

Translate »