fbpx
KFOR-i Italian në vizitë zyrtare në UHZ

KFOR-i Italian në vizitë zyrtare në UHZ

Përfaqësues të komandës së përgjithshme të KFOR-it Italian, vizituan sot Universitetin “Haxhi Zeka” dhe u takuan me rektorin Prof.Dr. Armand Krasniqi. Në këtë vizitë zyrtare përfaqësuesit konfirmuan edhe një herë përkushtimin e KFOR-it për përkrahje ndaj Universitetit “Haxhi Zeka”. Më konkretisht ata propozuan organizimin e një ligjërate për studentë të Fakultetit Juridik, me ligjërues një ekspert nga lëmi i shkencave juridike.

Rektori shprehu falënderim dhe mirënjohje të thellë për vizitën, si dhe siguroj ata që ideja e një ligjërate nga eksperti Italian është më se e mirëseardhur. Në bashkërendim me njësinë akademike do shikohet një orar i përshtatshëm për mbajtjen e ligjëratës në fjalë. Studentët do të njoftohen me kohë për orarin dhe detajet e tjera.

Translate »