fbpx
KFOR-i Italian në vizitë në Universitetin “Haxhi Zeka”, Pejë

KFOR-i Italian në vizitë në Universitetin “Haxhi Zeka”, Pejë

Përfaqësues të komandantit të përgjithshëm të KFOR-it Italian, vizituan Universitetin “Haxhi Zeka” dhe u takuan me rektorin Prof.Dr. Armand Krasniqi dhe këshilltarin e rektorit Dr.sc.Driton Sylqa. Qëllimi i vizitës ishte urimi i detyrës së re për të parin e Universitetit, por dhe konfirmimi se KFORI-i Italian mbetet i përkushtuar për mbështjetje dhe përkrahje ndaj institucioneve në regjionin e Pejës.

Rektori shprehu mirënjohje të thellë për vizitën, urimin, si dhe për punën e mbështetjen e përhershme të KFOR-it Italian dhënë Universitetit dhe qytetit të Pejës në përgjithësi. Gjithashtu, rektori siguroi përfaqësuesin se dera e Universitetit mbetet gjithmonë e hapur për bashkëpunim reciprok me KFOR-in.

Translate »