fbpx
Përfundon punëtoria e dytë e studentëve në projektin NAWA

Përfundon punëtoria e dytë e studentëve në projektin NAWA

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, ka përfunduar punëtorinë e dytë, e cila është mbajtur në Leuven – Belgjikë nga 25 deri më 29 tetor, në kuadër të projektit NAWA.

Projekti NAWA, ku partner është edhe Universiteti jonë grumbullon nё vete 4 vende tё ndryshme europiane si Belgjika, Republika Çeke, Polonia, Malta dhe Kosova me gjithsej 56 pjesëmarrës.

Qёllimi i punëtorisë ishte shkёmbimi i vlerave kulturore, kuptimi i ndёrlidhjes sё kёtyre vlerave me zhvillimin e biznesit si dhe njohja me pёrgjegjёsitё sociale dhe kulturore tё palёve tё cilat janё pёrgjegjёse pёr zhvillimin e kulturës dhe biznesit.

Studentët e “Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë bashkë me koordinatorin e projektit për Kosovë Prof. Dr. Ibish Mazreku, kanë vizituar qytetin Leuven, Komisionin Evropian – Bruksel, Bibliotekën Universitare, Institutin për punë dhe shoqëri. Po ashtu kanë marr pjesë në punëtori të organizuara në grupe për menaxhimin e suksesshëm dhe dialog shoqëror me studentët e shteteve tjera pjesëmarrëse.

Gjatë vizitës 5 ditore, studentët e Universitetit dhe pjesëmarrësit e tjerë në projekt i ka vizituar edhe Ambasadori i Kosovës në Belgjikë Z. Astrit Zemaj.

Translate »