fbpx
Kërko Drejtësi

Më dt. 07.11.2017, në sallën e Gjykatores të Fakultetit Juridik në bazë të memorandumit të bashkëpunimit në mes Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Odës së Avokatëve dhe Programit “Kërko Drejtësi” qe financohet nga departamenti Amerikan i Shtetit, u mbajt ligjërata e parë më temë “ Hyrje në Përfaqësimin e Klientit Individual në Kontekstin e Procedurës Gjyqësore Penale” në kuadër të Klinikës Juridike Penale, ligjërues ishte avokati Gëzim Baloku.

Më këtë rast prezent ishin për një fjalim rasti Rektori i UHZ-së Prof. Dr Fadil Millaku, Prorektorja për Çështje Mësimore Prof. Ass. Dr Sabiha Shala dhe u.d Dekanit të Fakultetit Juridik Prof. Ass. Dr Gjylbehare Murati duke i’u uruar suksese studentëve të Klinikës po ashtu siguruan së Universiteti do të angazhohet më shumë në zhvillimin e programeve të tilla, po ashtu falënderuan Ambasadën Amerikane dhe Odën e Avokatëve për këtë bashkëpunim.

Translate »