Me organizim të Zyrës për Zhvillim të Karrierës dhe dekanatit të Fakultetit Juridik të UHZ-së, dje në Fakultetin Juridik, përfaqësuesit e Institutit GAP kanë mbajtur një ligjëratë. Studentët e nivelit bachelor dhe master janë njoftuar lidhur me rolin dhe rëndësinë që ka shoqëria civile në Kosovë dhe format se si studentët mund të përfitojnë njohuri metodologjike dhe teknike të hulumtimeve. Më pas, para studentëve është paraqitur puna e Institutit GAP dhënë në përmirësimin dhe forcimin e politikave publike në Kosovë në dekadën e fundit, veçmas në fushën e financave publike, qeverisjes lokale dhe ekonomisë. Studentët janë njohur për së afërmi edhe me platformen “Si i shpenzon shteti parat tona” dhe me platformën “Letërnjoftimi i Komunave”.
ZZHK e UHZ-së është e përshkushtuar që në kuadër të punës së vet të ju ofrojë studentëve tanë, sa më shumë mundësi si kjo më Institutitn GAP përmes të cilave do të përfitojnë njohuri të reja edhe në fusha tjera, përveç atyre në fushën e studimit.