fbpx

Informatë e rendësishme për të gjithë studentët

Të nderuar studentë,

Ju informoj se Sistemi Elektronik për Menaxhimin e Studentëve (SEMS) nga tani e tutje do të jetë Sistemi i Digjitalizimit për studentë në UHZ (SD@UHZ). SD ka një dizajn të ri dhe me pak ndryshime. Studentët do të kyçen në Sistem në linkun sd.unhz.eu e për kyçje do të kenë “përdoruesin” dhe “fjalëkalimin” i cili është numri personal i leternjoftimit (10 numrat psh. 1171211315).

Studentët në Sistem mund të zgjedhin lëndët obligative, lëndët zgjedhore, paraqitjen e provimeve, shikimin e rezultateve të provimeve, printimin e fletëpagesave të ndryshme etj.

Sistemi do te jete aktiv nga dt. 17.01.2017.

Linku: sd.unhz.eu

Përdoruesi: numri personal i letërnjoftimit

Fjalëkalimi: numri personal i letërnjoftimit

Për të gjithë studentët të cilët kanë problem me kyçjen në sistem (SD), me paraqitjen e provimeve, apo ndonjë problem tjeter ju lutem të lajmërohen në Fakultetin Juridik – Zyra e IT-së

Manuali për studentë.

Translate »