fbpx
Heras plus takohet me krerët e UHZ-së

Heras plus takohet me krerët e UHZ-së

Udhëheqësi i ekipit të Heras Plus z. Aqim Emurli u takua sot me Rektorin e ri të Universitetit Haxhi Zeka (UHZ) në Pejë, z. Armand Krasniqi si dhe me kryetaren e Këshillit Drejtues znj. Majlinda Belegu.

Qëllimi i takimit ishte të uronte homologët e UHZ -së për rolet e tyre të reja dhe të shprehte gatishmërinë për të mbështetur UHZ -në, në ndërtimin e mëtejshëm të kapaciteteve strategjike dhe institucionale.
Gjatë takimit, u diskutua për mundësitë konkrete të projektit që janë të mundshme brenda burimeve të projektit dhe të cilat janë në përputhje me vlerësimin bazë të sapo zhvilluar.

HERAS Plus financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe bashkëfinancohet nga MESTI dhe nga WUS Austria, Zentrum für Soziale Innovation – ZSI dhe OeAD

Translate »