Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, lajmërojnë hapjen e
konkursit për Raundin XIII të aplikimit për Young Cell Scheme, program i BE-së për bursa post-diplomike për qytetarët
e Kosovës,i cili implementohet nga Konsorciumi: Universiteti Aristotel i Selanikut, Greqi dhe Instituti Kombëtar për
Shërbime Publike, Francë. Aplikimi do të jetë i hapur nga dita e premte, 2 dhjetor 2022 deri të martën, 27 dhjetor
- Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të studiojnë në Programe Master një ose dy vjeçare
në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është gjuha angleze, do
të ofroj deri në 45 bursa të plota (numri real i bursave të ofruara mund të jetë më i vogël varësisht nga përshtatshmëria
e kandidatëve dhe fondet në dispozicion). Kjo ftesë do të jetë e hapur për popullatën e përgjithshme dhe shërbyesit
civil dhe për studentët e diplomuar në fakultetet si: juridik, administratë publike, menaxhim i resurseve humane,
ekonomik, financa, menaxhment, energji, mjedis dhe ndryshime klimatike, transport, shkenca të aplikuara dhe
shkenca shoqërore dhe fusha të tjera akademike (siç është specifikuar në Rregullat e Procedurës të disponueshme
në web faqen zyrtare të programit në https://ycskosovo.org) në përputhje me sektorët në vijim:
Shiko dokumentin ne gjuhen shqipe, gjuhen angleze dhe gjuhen boshnjake.
EU Scholarship Program for Kosovo, Rules and Procedure
Please follow and like us: