fbpx
Gëzuar 2021

Të dashur studentë,
I nderuar staf akademik dhe administrativ,

Pas një viti sfidues, por edhe të suksesshëm për Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, më lejoni që në mbarim të këtij viti, t’jua uroj juve dhe familjeve tuaja Vitin e Ri 2021!

Duke përmbyllur vitin 2020, shprehim falenderimin tonë për punën që po bëjmë bashkërisht, falenderoj personelin akademik, personelin ndihmës akademik dhe administrativ, studentët tanë, partnerët dhe të gjithë akterët e tjerë që kanë kontribuar duke përhapur reputacionin e mirë që gëzon institucioni ynë.

Uroj që përkundër gjendjes jo të zakonshme nga pandemia COVID-19, të keni çaste të këndshme në rrethin tuaj!

Gëzuar edhe për shumë mote!

Translate »