fbpx
Ftesë për studentët/et dhe të diplomuarit/at e studimeve master pranë Universitetit “Haxhi Zeka në Pejë

Ftesë për studentët/et dhe të diplomuarit/at e studimeve master pranë Universitetit “Haxhi Zeka në Pejë

F T E S Ë

për studentët/et dhe të diplomuarit/at e studimeve master
pranë Universitetit “Haxhi Zeka në Pejë.

Të nderuar/a studentë/e të programeve Master,
Të nderuar/a të diplomuar/a të programeve Master,
Niveli i studimeve Master është grada më e lartë akademike që deri me tani është dhënë nga Universiteti ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë. Ndërkohë që titullarët e kësaj grade të studimeve përfaqësojnë elitën tonë të ardhshme në Kosovë dhe jo vetëm.
Në këtë kuadër, Universiteti ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë dëshiron t´ju mbështesë jo vetëm në ofrimin e njohurive gjatë studimeve tuaja të nivelit master, por edhe t´ju ndihmojë në të krijuarit e një komuniteti profesional dhe të qëndrueshëm pas përfundimit të studimeve master. Në këtë drejtim universiteti jonë do të ketë nderin që së shpejti të krijojë një rrjet efektiv dhe dinamik të të diplomuarve të nivelit bachelor dhe master të UHZ-së.
Prandaj, ftoheni të merrni pjesë në këtë takim konsultativ për të diskutuar së bashku mbi përfitimet e mundshme të këtij organizimi të rëndësishëm. Së bashku do të diskutojmë shërbimet që duhet të ofrohen që ju të keni mundësinë të krijoni këtë rrjet të qëndrueshëm juristësh, ekonomistë, etj. Kjo është mundësi e levërdishme drejt aftësimit dhe zhvillimit më të mirë profesional, pavarësisht rrugës që keni zgjedhur apo që do zgjedhni pas përfundimit të studimeve.
Takimi mbahet të enjtën, më 04 maj 2017, nga ora 10:00 deri 12:00, në Amfiteatrin 1, Fakulteti Juridik, UHZ, Pejë.
Prandaj, prania e theksuar e komunitetit tuaj është esenciale për suksesin e këtij organizimi. Regjistrimi paraprak është i nevojshëm të bëhet në pyetësorin e poshtë-postuar:

Linku për regjistrim

Translate »