fbpx
Ftesë për Studentët dhe Alumni të Universitetit “Haxhi Zeka”

Ftesë për Studentët dhe Alumni të Universitetit “Haxhi Zeka”

Sesion Informues, 21 Mars 2024, ora 11.00 

Skema “Young Cell Scheme Raundet XIII-XIV-XV” është një program i
bursave per studime master, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe nga
Qeveria e Kosovës, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i
zbatuar nga Konsorciumi: Universiteti Aristotel i Selanikut dhe
Instituti Kombëtar per Shërbime Publike, Francë.

Young Cell Scheme është një mundësi unike dhe bursa ofron financim
te plote për studentët e rinj kosovarë te fushave te ndryshme për
të studiuar në universitetet më të mira që gjenden në shtetet
anëtare të BE-së si dhe mundësi për të punuar menjëherë pas
përfundimit të studimeve në shërbimin civil të Qeverise se Kosoves
për një periudhë prej tre vitesh, pas përfundimit me sukses të
studimeve.


Qëllimi kryesor i YCS është të ofrojë një mundësi unike për
studentët për të studiuar si dhe për të rritur mundësitë e tyre
profesionale përmes punës afatgjatë për shërbimin civil të
Kosovës.

http://www.ycskosovo.org/

Translate »