fbpx
Ftesë per studentë – Panairi i Universiteteve Franceze

Ftesë per studentë – Panairi i Universiteteve Franceze

Jeni student dhe jeni i interesuar për një shkëmbim jashtë vendit?
Dëshironi të përfitoni nga një sistem arsimor i përsosur dhe diploma prestigjioze të njohura ndërkombëtarisht?


Panairi i Universiteteve Franceze do të vijë në Kosovë për ju!

Ejani ti zbuloni programet mësimore, shkëmbimet dhe mundësitë për të studiuar në Francë me përfaqësues të shumtë të Universiteve Franceze, më 31 tetor nga ora 10:00 deri në orën 15:00, në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës.

Edicioni i 6-të i Panairit të Universiteteve franceze në Kosovë organizohet nga Ambasada e Francës në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Espace Campus France, në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Karrierës, Universitetin e Prishtinës dhe Kolegjin AAB.

Translate »