fbpx

FTESË

 

Diskutim me studenta/e dhe qytetare/ë

Transparenca e sistemit gjyqësor

 

Të nderuar,

 

Lëvizja FOL, si pjesë e programit “Kërko Drejtësi”, ka kënaqësinë të ju ftoj në diskutim me studenta/e dhe qytetarë/e për temën “Transparenca e sistemit gjyqësor”, që do të mbahet në Pejë.

 

Diskutimi do të trajtojë çështje të rëndësishme të transparencës së gjyqësorit duke përfshirë: publikimin e vendimeve të gjykatave, qasja në seancat gjyqësore dhe arsyet e anulimit të tyre, dhe tema të tjera të nevojshme për ngritjen e besimit të qytetarëve në gjyqësorin e Kosovës.  Ne ju ftojmë që haptazi të ndani mendimet e juaja rreth qëllimit të përbashkët për eliminimin e barrierave për transparencë.

 

Diskutimi publik do të mbahet me 28 Prill (E Premte), 2017, nga ora 10:00 – 12:00 në Universitetin e Pejës, amfiteatri 1, Fakulteti Juridik.

 

Panelist do të jenë:

 

Kreshnik Radoniqi, Kryetar, Gjykata Themelore në Pejë
Gjylbehare Murati, Profesoreshë, Universiteti Publik në Pejë
Ardian Hajdari – Prokuroria Themelore në Pejë
Aurora Mulhaxha – Avokate
Shqipe Kusari, Këshilltare Politike, Ministria e Drejtësisë 

 

Mirëpresim ardhjen tuaj.

Translate »