fbpx
Fjala e Rektorit me rastin Universitetit të parë Veror Ndërkombëtar “UNISUM” 2022

Fjala e Rektorit me rastin Universitetit të parë Veror Ndërkombëtar “UNISUM” 2022

Të nderuar studentë dhe të nderuar pedagog

Në emrin e të gjithë studentëve, personelit akademik e jo akademik, në cilësinë e Rektorit, kam kënaqësinë t’ju shpreh mirëseardhje në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, në ngjarjen me të rëndësishme akademike – Universitetin e parë Veror Ndërkombëtar. Jam i lumtur që në këtë ngjarje të rëndësishme akademike, e organizuar për herë të parë në historinë e funksionalizmit dhe funksionimit të institucionit tonë, kemi pjesëmarrje nga vende të ndryshme siç janë Polonia, Kroacia, Finlanda, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe sigurisht edhe nga Kosova.

Studentët dhe i gjithë personali tani më e kanë kristalizuar vizionin, synimin dhe objektivat që ta bëjmë Universitetin Veror një nga perlat më të çmuara në kurorën e Universitetit tonë. Në, po ashtu, besojmë se në harkun kohor të disa ditëve kjo ngjarje do karakterizohet me plot angazhim akademik. Jemi thellësisht të bindur se Juve se bashku me ne, keni hyrë në historinë e lavdishme të rrugës së progresit akademik, artistik e shkencorë të kompozuar me elementë të ndërkombëtarizimit dhe në këtë mënyrë, pa dyshim, Ju të dashur studentë dhe pedagogë mysafirë, të do të lini gjurmë në kampusin tonë, në komunitetin tonë akademik dhe në qytetin tonë piktoresk. Ne ju jemi vërtet mirënjohës për këtë.

Ne shpresojmë shumë se duke e organizuar këtë universitet veror me programe të cilat janë përgatitur, u japim mundësi studentëve pjesëmarrës por edhe miqve tanë nga vende të ndryshme, që të marrin e të shkëmbejnë dije dhe njohuri në fusha të caktuara, madje duke e plotësuar kuadrin e tyre të njohurive. Për ne, ofrimi i dijes dhe thelbi i ekzistimit janë të lidhura ngushtë me trupin studentor. Ju a themi sinqerisht se Juve, duke qenë me neve këtu, po na ndihmoni të ndërtojmë dhe zhvillojmë universitetin tonë – duke e bërë atë që është vërtet ndërkombëtar, në lidhje me gjuhën, kulturën, mësimdhënien, shkencën, artin por edhe pikëpamjet e përbashkëta evroperëndimore.

Ju jeni këtu për të studiuar. Me siguri – ky është fokusi kryesor i një programi akademik. Por, gjithashtu shpresoj se së bashku do të keni kohë për të përfituar nga të gjitha programet e ndryshme kulturore, artistike dhe sociale që ka për të ofruar Universiteti Veror dhe po ashtu që të keni kohë për të shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit jo vetëm në klasë.

Suksese dhe punë të mbarë!

Translate »