fbpx
FJALA E REKTORIT ME RASTIN E DITËLINDJES SË HAXHI ZEKËS

FJALA E REKTORIT ME RASTIN E DITËLINDJES SË HAXHI ZEKËS

Haxhi Zekë Byberi i mirënjohur për gjithë shqiptarët, është një nga emrat të cilin qyteti i Pejës e kujton me shumë nder, lavd e krenari. Haxhi Zeka u lind në Shoshaj të malësisë së Gjakovës më 20 Dhjetor 1832 për t’u zhvendosur më vonë në qytetin e Pejës. Kontributet e tij atdhetare e patriotike janë enorme për kohën, me ç’ rast ndër më të spikaturit është aktiviteti i tij i çmuar në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, në cilësi të anëtarit të komitetit qendror të saj.

Haxhi Zeka ishte themeluesi i “Besëlidhjes Shqiptare” (1897) dhe bashkë me veprimtarë dhe atdhetarë të tjerë, organizoi më 29 Janar 1899 Kuvendin e Pejës, si dhe themeloi e drejtoj Lidhjen Shqiptare të Pejës.

Sot, në këtë ditë të lindjes së këtij atdhetari, ne jemi krenarë që institucioni ynë mban emrin e tij. Ne besojmë që ky institucion e mban me nder këtë emër dhe të bindur se nga ky institucion do të dalin shumë emra të cilët do të dinë të drejtojnë vendin, ndërmarrës të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin e tij, gjyqtarë të denjë në përfaqësime, artistë me të cilët do të mburremi e shumë e shumë të tjerë në fusha të ndryshme.

Kjo ditë është një ditë feste për universitetin tonë sepse është lindja e Haxhi Zekës dhe me këtë rast shfrytëzoj rastin t’jua uroj të gjithëve këtë ditë të shënuar, në rradhë të parë studentëve, personelit të universitetit, si dhe gjithë qytetarëve të Pejës.

Prof.dr.Armand Krasniqi

Translate »