fbpx
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) viziton Universitetin Haxhi Zeka

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) viziton Universitetin Haxhi Zeka

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ishte në vizitë zyrtare në UHZ. Delegacionin e Agjencisë në krye me drejtorin e TIKA për Kosovë Z.Cihan Dinçer e priti prorektori Prof.dr.Edmond Beqiri me bashkëpunëtorë.

TIKA informoj sipërfaqësisht menaxhmentin e UHZ-së për projektet e saj në Kosovë, njëra nga të cilat ishte përkrahja dhe modernizimi i sistemit të edukimit në Republikën e Kosovës, fushë kjo me interes për universitetin. Dinçer ofroi mbështetje për Universitetin Haxhi Zeka duke specifikuar edhe fushat përkatëse që ata përkrahin brenda mundësive vepruese të Agjencisë. Gjithashtu, ai premtoi edhe lobimin tek Oda Ekonomike Turke në Kosovë nëse nevojat dhe kërkesat e Universitetit tejkalojnë mundësitë financiare të Agjencisë.

Prorektori përshëndeti delegacionin dhe në emër të rektorit Krasniqi shprehu mirënjohje të thellë për gatishmërinë dhe vullnetin e Agjencisë për përkrahje. Në ditën në vijim, pasi të identifikohen pikat në nevojë të UHZ-së do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi në mes të palëve për t’i hapur rrugë kështu konkretizimit.

Translate »