fbpx
Fillon procesi i ri-akreditimit në UHZ

Ne UHZ ka filluar procesi i ri-akreditimit të programeve ekzistuese, përkatësisht të dy programeve të Fakultetit Juridik dhe një të Fakultetit të Agrobiznesit. Vlerësimi i programeve bëhet nga Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe nga ekspertë ndërkombëtarë. Zyrtarët prezent nga AKA ishin Znj. Leona Kovaçi dhe Z. Arianit Krasniqi, gjersa me ekspertët e huaj komunikimi u realizua virtualisht. Ekspertë ndërkombëtarë ishin: Prof Dr. Stephan Shute, Prof Dr. Johannes Falterbaum, Dr.sc.agr. Reiner Doluschitz, Znj. Jadranka Pelikan dhe Znj. Katerina Klimoska.   

Sipas agjendës takimet u zhvilluan në grupe të ndara, si: menaxhmenti i dy fakulteteve përkatëse, personeli akademik, përfaqësuesit e sigurimit të cilësisë dhe personeli administrativ, drejtuesit e programeve të studimit, studentët, të diplomuarit dhe palët e jashtme të interesit. Së shpejti pritet të bëhet edhe vlerësimi i programeve studimore në të gjitha njësitë e tjera akademike.

Translate »