fbpx
<strong>Maturantët e Klinës vizitojnë UHZ-në</strong>

Maturantët e Klinës vizitojnë UHZ-në

Maturantët e shkollave të mesme të komunës së Klinës vizituan sot rektoratin dhe të gjitha fakultetet e UHZ-së, me ç’rast u informuan për programet studimore që ofron secila prej njësive akademike. Ata u mirëpritën nga rektori prof.dr. Armand Krasniqi në sallën e senatit, i cili iu shprehu falënderim për vizitën. Pas informatave të përgjithshme për universitetin dhe kampusin, rektori i siguroi maturantët se nëse vendosin të studiojnë njërin nga programet e UHZ-së, i gjithë personeli akademik dhe ai administrativ do të jenë në shërbim të perspektivës së studentëve. Përfitimi i shkathtësive intelektuale dhe kompetencës profesionale është objektiv institucional i joni, përfundoi rektori.     

Maturantët u shoqëruan për të parë zyrat e objektit të rektoratit, për të vazhduar më pastaj vizitën në objektet e fakultetit të arteve, juridik dhe atij të agrobiznesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »