fbpx
Fakulteti i Arteve mban tryezën shkencore “Kënga Artistike Shqipe”

Fakulteti i Arteve mban tryezën shkencore “Kënga Artistike Shqipe”

Fakulteti i Arteve ka organizuar një tryezë shkencore dy ditore për të diskutuar dhe prezantuar të
arriturat e reja nga fusha e arteve, përkatësisht të këngës artistike shqipe.
Tryezën e hapi rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, prof.dr. Armand Krasniqi, i cili përshëndeti të
pranishmit dhe theksoi se menaxhmenti i universitetit gjithmonë do t’i përkrah aktivitetet e tilla që
promovojnë shkencën, respektivisht arritjet kërkimore në lëmin e artit në këtë rast. Pjesëmarrësit e
konferencës u përshëndetën edhe nga dekani i fakultetit prof.asoc. Hysen Nimani dhe drejtoresha e
kulturës, rinisë dhe sporteve nga Komuna e Pejës znj. Xhenet Syka. Gjersa, tryezën e udhëhoqi
pedagogia e kësaj njësie akademike, prof.asoc. Besa Berberi.
Në tryezën e rrumbullakët “Kënga Artistike Shqipe” marrin pjesë emra eminentë nga lëmi i artit, si
mjeshtri i madh prof. Eno Koco, dirigjienti i mirënjohur prof.dr. Rafet Rudi, profesoresha e solo-
këndimit Elife Podvorica, prof.asoc. Nestor Kraja, gazetari i njohur Sami Piraj, si dhe mësimdhënës
nga Fakulteti i Arteve. E veçantë e kësaj tryeze janë diskutimet e mirëfillta të një niveli të lartë
artistik dhe mendimet liberale të pjesëmarrësve.

Translate »