speakers
Bryan H. Ward
Dekan për Çështje Akademike dhe Profesor në lëndët: E Drejta Penale, Procedurë Penale dhe e Drejtë Ndërkombëtare Penale, pranë Claude Petit W. College of Law, Ohio Northern University në SHBA.
Brian Anderson
Asistent Drejtor i programit Master (LL.M) për Qeverisje Demokratike dhe Sundim të Ligjit si dhe Drejtor i Programit për Pedagogji Ligjore dhe Mësimdhënie pranë Claude Petit W. College of Law, Ohio Northern University në SHBA. Ai gjithashtu ligjëron lëndët: E Drejtë Ndërkombëtare , E Drejtë e Konkurrencës dhe Anti-Korrupsion, Pedagogji ligjore dhe Analizë Ligjore.
Gjatë kësaj vizite, Prof. Anderson do të mbaj një ligjëratë për studentët e Fakultetit Juridik, me temë, “Shkaqet dhe Pasojat e Korrupsionit në Shtetet në Tranzicion dhe ato në Zhvillim.”
Në ligjëratë do të trajtohen temat e zakonshme dhe të gjeturat rreth shkaqeve më të shpeshta të korrupsionit në botë, në veçanti në vendet në tranzicion, si dhe dëmet të cilat rezultojnë nga veprimet korruptive.
Numri i pjesëmarrësve është i limituar, prandaj të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë duhet të paraqiten në zyren e IT-së në Fakultetin Juridik për të konfirmuar pjesëmarrjen.