fbpx

E Drejta Ndërkombëtare dhe pushtimi i Ukrainës

Start Time

04 Mar, 2022
11:00 AM

Location

Online

speakers

john_cerone_uhz_meet_1

John Cerone

Professor of International Law

Instituti për Sundimin e Ligjit dhe Studimet e të Drejtave të Njeriut (IRLHRS), Fakulteti Juridik/Universiteti “Haxhi Zeka”, ka kënaqësinë të organizojë një ligjëratë online me profesorin John Cerone nga Fletcher School of Law at Tufts University, American University Washington College of Law dhe University of London.

 

Profesori Cerone do të mbajë një prezantim për temën e mëposhtme:

“E drejta ndërkombëtare dhe pushtimi i Ukrainës”, ku do të diskutojë çështjet aktuale të cilat prekin fushën e së Drejtës Ndërkombëtare Publike.

 

Aktualisht Profesori Cerone ligjëron në tre universitete  dhe atë në Fletcher Law School në Tufts University, American University Washington College of Law dhe në University of London. Ai ka qenë përfitues i bursave në Institutin Nobel (Oslo), Institutin Max Planck për të Drejtën Publike Krahasimore dhe të Drejtën Ndërkombëtare (Heidelberg) dhe në Institutin Raoul Wallenberg (Lund), ku shërbeu si kryetar i dalluar në të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtën Humanitare. Po ashtu, ka qenë një hulumtues vizitor në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe studiues Fulbright si në Institutin Danez për të Drejtat e Njeriut ashtu edhe në Tokyo University of Foreign Studies.

 

Si një avokat në lëmin e së Drejtës Ndërkombëtare, ai ka punuar për një numër organizatash ndërqeveritare dhe organizata jo-qeveritare duke përfshirë OKB-në, OSBE-në, Sekretariatin Ndërkombëtar të Amnesty International, Këshillin Norvegjez të Refugjatëve dhe Grupin Ndërkombëtar të Krizave, dhe ka shërbyer si këshilltar ligjor për gjykata të ndryshme penale ndërkombëtare. Profesor Cerone  gjithashtu ka përvojë të gjerë në terren në mjediset e konfliktit dhe pas konfliktit, duke përfshirë vende si në Afganistan, Kosovë, Sierra Leone dhe Timorin Lindor. Ai është anëtar i zgjedhur i Institutit Ndërkombëtar të së Drejtës Humanitare (IIHL) dhe ka shërbyer në një numër grupesh ekspertësh për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) dhe për Zyrën e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Poashtu ka shërbyer si këshilltar special i delegacionit të parë të SHBA-së në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

 

Profesor Cerone mori Çmimin e Presidentit të Shoqatës së Avokatëve të Bostonit për punën e tij ligjore mbi çështjet e Gjirit të Guantanamos, e cila përfshinë përfaqësimin e organizatave të të Drejtave të Njeriut në proceset gjyqësore të të paraburgosurve përpara gjykatave të SHBA-së dhe institucioneve ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Profesor Cerone ka ligjëruar në mbi 40 vende në të gjitha rajonet e globit dhe është autor i dhjetëra artikujve dhe kapitujve të librave mbi të Drejtën Ndërkombëtare, si dhe librave me raste nga praktika gjyqësore si “E Drejta Ndërkombëtare Publike: Rastet, Problemet dhe Tekstet” (me Stephen McCaffrey dhe Dinah Shelton) dhe “International Law” (me Valerie Epps dhe Brad Roth).

Translate »