fbpx
Erasmus + mbajti sesione informuese në Universitetin Haxhi Zeka

Erasmus + mbajti sesione informuese në Universitetin Haxhi Zeka

Zyrtarë nga zyra e Erasmus + në Kosovë në bashkëpunim me UHZ mbajtën dy sesione informuese, të ndara dhe paralelisht, njëra për personelin akademik dhe tjetra për studentët e Universitetit.

Në këto sesione, personeli dhe studentët e Universitetit u informuan rreth mundësive që ofron programi Erasmus+, por edhe për mënyrat dhe fushat e përpilimit të projekteve me partnerë kombëtar e ndërkombëtar në kuadër të këtij programi.

Programi Erasmus+ synon të forcojë shkathtësitë dhe punësueshmërinë, si dhe modernizimin e punës në arsim dhe aftësim enkas për rininë. Erasmus+ mbështet partneritetet me karakter ndërkombëtar mes institucioneve të arsimit të lartë për të nxitur bashkëpunimin me qëllim ndërlidhjen e botës së arsimit me atë të punës. Në këtë mënyrë krijohen mundësi për të trajtuar bashkërisht nevojat dhe zbrazësitë e tregut të punës në Evropë. Projekti Erasmus + mbështet po ashtu edhe përpjekjet kombëtare për modernizimin e sistemeve të arsimit, aftësimit dhe perspektivën e rinisë. Erasmus+ bashkon shtatë programe ekzistuese të BE-së në fushat e arsimit, aftësimit dhe të rinisë.

One thought on “Erasmus + mbajti sesione informuese në Universitetin Haxhi Zeka

Comments are closed.

Translate »