fbpx
Dita Botërore pa Viktima në Trafik Rrugor

Qendra për Zhvillim të Karrierës në bashkëpunim me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës, Policinë e Kosovës/Divizioni i Komunikacionit Rrugor dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit/Këshilli i Sigurisë për Siguri në Trafik do të realizojnë një prezantim me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Viktimave në Trafikun Rrugor.


Ky prezantim synon mbështetjen e njerëzve të cilët kanë humbur të afërmit e tyre në aksidente trafiku, po ashtu sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafik, duke i inkurajuar që të shtohet kujdesi gjatë ngasjes së automjeteve në rrugë dhe planifikimin për ndërmarrjen e masave konkrete vepruese për përmirësimin e gjendjes aktuale të lëvizjes në rrugë.


Prezantuesit:
• Nënkolonel Jeton Rexhepi (Policia e Kosovës, Drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor)
• z. Fejzulla Mustafa (Këshilli i Sigurisë për Siguri në Trafik/MIT)
• z. Sami Mazreku (Shoqata e Sigurimeve të Kosovës)
Prezantimi do të mbahet me datë 01.11.2019 (e premte), ora 10:30, në Gjykatoren e Fakultetit Juridik të Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë.

Translate »