fbpx
Delegacioni i Universitetit Haxhi Zeka në takim pune në Komunën e Malishevës

Delegacioni i Universitetit Haxhi Zeka në takim pune në Komunën e Malishevës

Rektori i Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, prof. dr. Armand Krasniqi, së bashku me dekanin e Fakultetit të Agrobiznesit, prof. dr. Nexhdet Shala, dhe prodekanin, prof. dr. Ibrahim Hoxha, vizituan Komunën e Malishevës. Atje u pritën në takim pune nga z. Ekrem Kastrati, kryetar, dhe z. Vesel Krasniqi, nënkryetar i kësaj komune. 

Kryetari Kastrati e informoi Rektorin Krasniqi lidhur me sukseset dhe sfidat e zhvillimit të Komunës së Malishevës në aspektet shoqërore-ekonomike. Po ashtu, Rektori Krasniqi paraqiti dhe shpjegoi projektin e krijimit të Forumit Ekonomik Rajonal “Dukagjini”. Ky Forum paraqet një rrjet të institucionalizuar në mes të të gjitha niveleve qeverisëse dhe institucioneve të arsimit të lartë në vend.

Të dyja palët u pajtuan që Komuna e Malishevës të jetë një partner i fuqishëm në këtë asociacion. Së bashku me partnerë të tjerë, ata synojnë të krijojnë dhe zhvillojnë projekte lokale dhe rajonale me interes në fusha si ekonomia, punësimi, shkencat dhe akademia. Përmes kësaj synohet, po ashtu, të përmbushen potencialet e përbashkëta dhe të krijohen hapësira të reja për zhvillim të komunitetit në të gjitha këto aspekte.

Translate »