fbpx
Bashkëbisedim me studentët

Përfaqësuesi i Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare dhe ndërmarrësi Bujar Gashi me studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, mbajtën bashkëbisedim me temë “Vetëdijësimi i të rinjëve për ndërmarrësi, inovacion dhe promovimi i mundësive që ofron MSA BE – Kosovë në këtë drejtim”.

Fillimisht Abedin Selimaj bëri një prezantim të përgjithshëm rreth inovacionit dhe ndërmarrësisë. Ndërsa, ndërmarrësi Bujar Gashi shpalosi përvojën e tij në krijimin e një start up-i, sfidat dhe mundësitë e zhvillimit. Në fund u zhvillua bashkëbisedim me studentët, të cilët u shprehën se janë optimistë që përmes Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të kenë më shumë mundësi që të jenë më inovativë.

Translate »