fbpx
Arbenita Hussain

Arbenita Hussain

Ka përfunduar studimet themelore dhe ato master në Universitetin “Haxhi Zeka” – Pejё, në Fakultetin Juridik.

Është dëshmuar me rezultate të larta në studime dhe përfituese e dy bursave nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, për vitin akademik 2017/2018. Gjithashtu, nga fondacioni politik gjerman Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS) është bursiste për vitin akademik 2018.

Pos studimeve, Arbenita është aktiviste e shoqërisë civile. Ajo është anëtare aktive e organizatës jo qeveritate “Syri i Vizionit”, e cila vepron në Pejë. Në vitin 2017-2018, Arbenita ka qenë lidere për rajonin e Pejës nga organizata joqeveritare “Play International Kosovo”, ku së bashku me vullnetarët e tjerë ka organizuar aktivitete sportive-socilaizuese për fëmijët e komuniteteve të ndryshme në disa shkolla fillore te komunës së Pejës.

Gjithashtu që nga viti 2011 është pjesë aktive e kampeve verore që organizohen nga OJQ Nisma për Paqe dhe Unitet. Në vitin 2016, përmes organizates Local Democracy Agency dhe Këshilli Veprimit Rinor Lokal, në Pejë ishte angazhuar në një projektin “Love! Don’t Hate”!, ku u paraqit në cilësinë e ligjërueses në modulet: Paragjykimet, Stereotipet, Diskriminimi, Gjuha e Urrejtjes.

Në vitin 2016 është përzgjedhur si vullnetare e vitit nga Komuna e Pejës. Ka përfunduar më shumë se 40 trajnime, work-shop/e dhe konferenca të ndryshme. Arbenita ka qenë e angazhuar edhe si ”teaching assistant” në shkollën fillore “Skender Çeku”, në Qyshk, në kuadër të aktivizmit qytetar. Po ashtu, për 9 muaj ka mbajtur praktikën në zyrën përmbarimore “NATO LAW”, në Pejë. Ndërsa, nga muaji shtator i vitit 2019, ajo shërben në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Translate »