fbpx
Aplikimi online për vitin akademik 2022 për bursën KAEF është hapur!

Aplikimi online për vitin akademik 2022 për bursën KAEF është hapur!

Fondi Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF) ofron gjashtë (6) bursa të nivelit master në vit për Kosovarë të talentuar, që të studiojnë në universitetet më prestigjioze në SHBA. Programi synon që të fuqizojë udhëheqësit e ardhshëm të Kosovës me njohuritë dhe mjetet për të promovuar zhvillimin ekonomik të vendit. Pas kthimit të tyre, bursistët e KAEF kanë marrë pozita udhëheqëse në sektoret publike dhe private të vendit, duke shërbyer si ministra, ambasadorë, politikëbërës, ndërmarrës dhe aktivista të shoqërisë civile.  

Për më shumë informata rreth programit, aplikimit online, dhe udhëzimeve, ju lutem klikoni këtu

Ndërsa për lajmërimin në media sociale, ju lutem klikoni këtu.

Fondi Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF) është program i edukimit i cili menaxhohet nga Këshilli Amerikan për Edukim Ndërkombëtar me bazë në Washington, DC. 

Translate »