fbpx
Telegram ngushëllimi për familjen Gruda

Telegram ngushëllimi për familjen Gruda

Me rastin e ndarjes nga jeta të ish zyrtarit Mahir Gruda, Rektori i UHZ-së, Prof. Dr. Fadil Millaku dërgon këtë telegram ngushëllimi:

E nderuar familja Gruda,

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut, Mahir Gruda – Maki. Mahir Gruda ka qenë ndër zyrtarët e parë dhe më të vjetër të Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë, i cili qenë pjesë e stafit që nga ish Shkolla e Lartë Komerciale e deri në moshën e tij të pensionimit. Mahiri ka qenë kolegë i respektuar, profesionist dhe i ka shërbyer me përkushtimin e tij më të lartë institucionit tonë për 22 vite. Unë dhe i gjithë stafi i UHZ-së kemi pas nderin të punojmë së bashku me të dhe sot ndjehemi të pikëlluar që nuk është më në mesin tonë.

Prandaj, në emrin tim dhe institucionit, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Mahirit.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Me respekt,
Prof. Dr. Fadil Millaku

Translate »