fbpx
Universiteti Haxhi Zeka dhuron kompjuter për SHMU “8 Marsi”

Universiteti Haxhi Zeka dhuron kompjuter për SHMU “8 Marsi”

Universiteti “Haxhi Zeka” ka dhuruar 25 kompjuterë për SHMU “8 Marsi” në Pejë. Ky akt bujar synon të mbështesë arsimin fillor dhe të përmirësojë cilësinë e mësimdhënies duke ofruar teknologji të avancuar për nxënësit. Kompjuterët e dhuruar pritet të lehtësojnë mësimin e lëndëve të ndryshme dhe të rrisin aftësitë teknologjike të nxënësve që nga mosha e hershme.

U.d. Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit “Haxhi Zeka” znj. Tirana Baftiu Hasani me bashkëpuntor nga zyra e IT-së priti në takim Drejtoreshën e SHMU “8 Marsi” në Pejë znj. Leonora Shoshi dhe arsimtarin z. Defrim Turjaka. Gjatë këtij takimi, ata diskutuan rëndësinë e teknologjisë në arsimin fillor dhe mënyrat se si kompjuterët e dhuruar do të ndihmojnë në përmirësimin e procesit mësimor. Ky takim nënvizon përkushtimin e të dyja institucioneve për të bashkëpunuar në avancimin e arsimit dhe për të ofruar mundësi më të mira për nxënësit.

Translate »