fbpx
Si të votojmë për Zgjedhjet Studentore 2023

Si të votojmë për Zgjedhjet Studentore 2023

Njoftojmë studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë se me datë 09 Qershor 2023 do të mbahen Zgjedhjet për Parlament Studentor dhe Këshilla të studentëve në Njësitë Akademike (Fakultete) të UHZ-së. Andaj, kërkojmë nga të gjithë studentët që në mënyrë masovike të dalin në këto zgjedhje, sepse nga këto zgjedhje do të dalin përfaqësuesit e studentëve që do t’i përfaqësojë studentët e UHZ-së në nivel të universitetit dhe të Njësive Akademike. Të gjithë studentët me të drejtë vote, të publikuara në listat në webfaqen e Universitetit, duhet t’i kenë me vete në ditën e votimit ID kartelat ose Letërnjoftimin (Kartën e Identifikimit).

Translate »