fbpx

Shërbimet

Shërbimet kryesore të Zyrës për Zhvillimin e Karrierës përfshijnë:


• Ndihma për studentët që të planifikojnë, identifikojnë dhe realizojnë qëllimet e karrierës dhe hulumtimet për punë;
• Ofrimi i informacionit aktual mbi mundësitë e punësimit dhe të punës praktike (intership);
• Ofrimi i informatave mbi studimet jashtë vendit, shkollës verore, trajnimeve, panaireve të karrierës, etj;
• Ofrimi i informatave aktuale mbi gjendjen e tregut të punës;
• Organizimin dhe informimin për ngjarje që iu mundësojnë studentëve krijimin e rrjeteve, intervistave dhe njoftimeve me punëdhënës;
• Promovimin dhe mbajtjen afatgjate dhe të vazhdueshme të kontakteve dhe zhvillimin e partneritetit me qendra akademike dhe të karrierës për të siguruar shkëmbime cilësore mes qendrës së karrierës, komunitetit akademik dhe punëdhënësve brenda dhe jashtë Kosovës.
Për studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, ne ofrojmë trajnime për mënyrat e përgatitjes së CV-së, letrës motivuese, këshilla për intervistë pune, informata rreth mënyrave të qasjes ndaj tregut të punës, trajnime për zhvillimin e shkathtësive që kërkon tregu i punës, etj. Ne bëjmë informimin e studentëve për aktivitete të ndryshme përmes internetit (e-mailit, web faqes dhe E-Praktika).
Të diplomuarit në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, kanë mundësi që përmes ZZHK-së të informohen për mundësi të ndryshme punësimi, të marrin pjesë në takime të ndryshme me punëdhënës, të kontaktojnë më lehtë me punëdhënësit, të informohen për mundësi të ndryshme studimi jashtë vendit, të njoftohen për konferenca, seminare, punësime sezonale, shkolla verore që ofrohen për ta, etj.
Për punëdhënësit që janë të interesuar për punësimin e studentëve e të diplomuarve, ne ju ofrojmë:
• shpalljen e njoftimeve për vende të lira të punës, punëve me orar të shkurtuar dhe praktikës për studentë;
• promovimin e kulturës së punës dhe vlerave profesionale të kompanisë suaj;
• ndërlidhjen me studentë dhe të diplomuarit e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë;
• mundësi për rekrutim më të lehtë të stafit të trajnuar në qendrën tonë;
• pjesëmarrje në punëtori dhe tryeza të rrumbullakëta me tema të ndryshme etj.
Qëllimi jonë është shtrirja e rrjetit të bashkëpunimit duke vendosur kontakt me punëdhënës të ndryshëm nga fusha të ndryshme.

Rreth ZZhK-së
Zyra për Zhvillim të Karrierës (ZZhK) e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, ka objektiv kryesor orientimin dhe këshillimin e studentëve për qasje sa më të mirë në tregun e punës.
Misioni i saj është që t’i informojë, mbështesë dhe inkurajojë studentët në ndërtimin e potencialit të tyre të plotë për ta shfrytëzuar siç duhet dhe për të pasur një karrierë të suksesshme. Ajo synon që të ndihmojë studentët që të kalojnë me sukses fazën e kalimit nga niveli akademik në fazën e ushtrimit të profesionit në praktikë, përmes të ofruarit të shërbimeve më të mira konsultative për sa u përket nevojave të tregut të punës, pritjeve të punëdhënësve, aftësive punuese, trendeve të kualifikimit, zhvillimit të karrierës, etj.

Shërbimet

Shërbimet kryesore të Zyrës për Zhvillimin e Karrierës përfshijnë:
• Ndihma për studentët që të planifikojnë, identifikojnë dhe realizojnë qëllimet e karrierës dhe hulumtimet për punë;
• Ofrimi i informacionit aktual mbi mundësitë e punësimit dhe të punës praktike (intership);
• Ofrimi i informatave mbi studimet jashtë vendit, shkollës verore, trajnimeve, panaireve të karrierës, etj;
• Ofrimi i informatave aktuale mbi gjendjen e tregut të punës;
• Organizimin dhe informimin për ngjarje që iu mundësojnë studentëve krijimin e rrjeteve, intervistave dhe njoftimeve me punëdhënës;
• Promovimin dhe mbajtjen afatgjate dhe të vazhdueshme të kontakteve dhe zhvillimin e partneritetit me qendra akademike dhe të karrierës për të siguruar shkëmbime cilësore mes qendrës së karrierës, komunitetit akademik dhe punëdhënësve brenda dhe jashtë Kosovës.
Për studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, ne ofrojmë trajnime për mënyrat e përgatitjes së CV-së, letrës motivuese, këshilla për intervistë pune, informata rreth mënyrave të qasjes ndaj tregut të punës, trajnime për zhvillimin e shkathtësive që kërkon tregu i punës, etj. Ne bëjmë informimin e studentëve për aktivitete të ndryshme përmes internetit (e-mailit, web faqes dhe E-Praktika).
Të diplomuarit në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, kanë mundësi që përmes ZZHK-së të informohen për mundësi të ndryshme punësimi, të marrin pjesë në takime të ndryshme me punëdhënës, të kontaktojnë më lehtë me punëdhënësit, të informohen për mundësi të ndryshme studimi jashtë vendit, të njoftohen për konferenca, seminare, punësime sezonale, shkolla verore që ofrohen për ta, etj.
Për punëdhënësit që janë të interesuar për punësimin e studentëve e të diplomuarve, ne ju ofrojmë:
• shpalljen e njoftimeve për vende të lira të punës, punëve me orar të shkurtuar dhe praktikës për studentë;
• promovimin e kulturës së punës dhe vlerave profesionale të kompanisë suaj;
• ndërlidhjen me studentë dhe të diplomuarit e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë;
• mundësi për rekrutim më të lehtë të stafit të trajnuar në qendrën tonë;
• pjesëmarrje në punëtori dhe tryeza të rrumbullakëta me tema të ndryshme etj.
Qëllimi jonë është shtrirja e rrjetit të bashkëpunimit duke vendosur kontakt me punëdhënës të ndryshëm nga fusha të ndryshme.

Sesionet e këshillimit dhe trajnimet
ZZhk ju ofron studentëve dhe të diplomuarve të UHZ-së informim dhe këshillim rreth mundësive për punë praktike, punësim, trajnime, kurse, vizita studimore, këshillime për aplikim në projekte dhe grante, përgatitja e dosjes së aplikimit për bursa studimore etj.

Sesionet e këshillimit rreth përgatitjes së CV-së, letrës motivuese dhe përgatitjes për intrevistë pune, etj. ofrohen çdo ditë pune përmes metodës verbale dhe elektronike:

  • Këshillim i rezervuar: ( nënkupton rezervimin e terminit përmes e-mailit dhe zgjatë 40 min).
  • Këshillim i çastit: ( nënkupton vizitën e studentit pa paralajmërim dhe sesioni zgjatë 10 min).

Trajnime ZZhK-UHZ
Moduli 1 Zhvillimi i Karrierës
• Nocioni i “karrierës”
• Si planifikohet karriera dhe çfarë rëndësie ka ajo?
• Zgjedhja e profesionit
Moduli 2 E drejta e punës dhe punësimi
• E drejta për punë
• Aktet juridike
• Punësimi
Moduli 3 Konkursi publik dhe aplikimi për një vend pune
• Përmbajtja e konkursit
• Plotësimi i aplikimit
Moduli 4 Si të shkruajmë një CV?
• Qëllimi i CV-së
• Udhëzime të përgjithshme për shkrim të CV-së
• Kronologjia për shkrim të CV-së
• Detyra
Moduli 5 Shkrimi i një letre Motivuese
• Qëllimi i Letrës së Motivimit
• Udhëzime të përgjithshme për shkrimin e Letrës së Motivimit
• Detyra
Moduli 6 Testi me shkrim dhe intervista e suksesshme
• Qëllimi i testit me shkrim dhe shkathtësitë e kërkuara
• Përgatitja për intervistë pune
• Detyra

Translate »