fbpx
Zgjedhjet Studentore 2023 në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë

Zgjedhjet Studentore 2023 në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë

Gjatë ditës së djeshme, përkatësisht më 9 Qershor 2023, në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë (UHZ) u mbajtën Zgjedhjet Studentore 2023. Kjo ishte një ngjarje e rëndësishme për studentët në veçanti dhe për institucionin në përgjithësi.

Procesi i mbarëvajtjes së zgjedhjeve shkoi pa ndonjë problem, duke i dhënë studentëve mundësinë për të votuar dhe shprehur preferencat e tyre në zgjedhjen e përfaqësuesve të ardhshëm. Përqindja (%) e daljes në zgjedhje marrë si total në kuadër të UHZ-së ishte 12.69% (shih tabelën dhe grafikun më poshtë). Ndërsa, në kuadër të pesë (5) fakulteteve, përqindja e daljes në zgjedhje ishte:

Universiteti Haxhi Zeka ka bërë përpjekje të dukshme për të siguruar që procesi i zgjedhjeve të jetë i ndershëm dhe transparent, duke i lejuar studentët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë të lirë dhe të pavarur.

Ky proces është një shembull i rëndësishëm i përfshirjes demokratike dhe pjesëmarrjes aktive të studentëve në jetën universitare. Respektimi i procesit zgjedhor dhe pjesëmarrja e lartë e studentëve janë thelbësore për të siguruar një klimë të shëndetshme akademike dhe për të ndihmuar në zhvillimin e një mjedisi të favorshëm për të gjithë studentët.

Translate »