fbpx
Vizitë në Universitetin e Shkupit

Parlamenti i Studentëve

Parlamenti Studentor i UHZ-së së bashku me studentët e të gjitha njësive akademike të Universitetit, realizuan një vizitë studimore në Kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore (SEEU) në Shkup, të cilët u mirëpriten nga Profesoresha e Fakultetit të Drejtësisë, Prof. Linda Miftar, njëherit edhe Anëtare e bordit të Universitetit SEEU dhe Kryetari i Parlamentit të Studentëve, Emir Kurtishi. Gjatë bashkëbisedimit Parlamenti Studentor i UHZ-së me Kryetarin e Parlamentit Studentor të Universitetit SEEU, u dakorduan për bashkëpunim studentor ndëruniversitar, për projekte në fusha të ndryshme në interesin e përgjithshëm studentor dhe aktivitete rekreative. Kjo vizitë studimore e studentëve të UHZ-së, i ‘u mundësojë atyre të shohin nga afër procesin mësimor që zhvillohet gjatë ditës dhe hapësirën kampusit universitar duke përfshirë, bibliotekën, bufen studentore, klasat mësimore dhe kabinetet. Po ashtu, vizituan edhe monumentet kulturore – historike, memorialin e Nënë Terezës, Kalanë e Shkupit, Çarshinë e Vjetër etj. Parlamenti Studentor i UHZ-së në shenjë falënderimi për mirëpritjen stafit të SEEU, dha mirënjohje për Profesoreshën Znj. Linda Miftari, Kryetarin e PS dhe ish Kryetarin e PS.

15051981_1125641104178444_205690012_o 14971652_1125641087511779_196001769_o (1) 14938227_1763638147230024_7760875033850957130_n (1) DSC_0012 (1)

Translate »