fbpx
Vizitë e studentëve të FMTHM në Prizren dhe Prevallë

Vizitë e studentëve të FMTHM në Prizren dhe Prevallë

Studentët e Fakultetit të Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis (FMTHM) të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë (UHZ) ishin në vizitë studimore në Prizren. Atje ata vizituan vlerat e trashëgimisë kulturore.

Po ashtu, vizita vazhdoi edhe në Prevallë ku studentët u njohën nga afër me vlerat e turizmit natyror të asaj zone.

Në këtë vizitë, studentët u shoqëruan edhe nga profesorët e tyre, Prof. Dr. Afrim Selimaj, Prof. Dr. Bedri Millaku dhe Prof. Ass. Dr. Bekë Kuqi.

Translate »