fbpx
Vazhdon vizita e delegacionit të UHZ-së në Universitetin e Sarajevës

Vazhdon vizita e delegacionit të UHZ-së në Universitetin e Sarajevës

Në vazhdë të vizitave në Universitetin e Sarajevës – UNSA, sot menaxhmenti i universitetit “Haxhi Zeka” kryesuar nga rektori prof.dr. Armand Krasniqi vizitoi Fakultetin e Bujqësisë dhe Shkencave Ushqimore, Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare dhe Akademinë e Muzikës ku u takuan e udhëheqësit e këtyre institucioneve. 

Intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet UHZ-së dhe këtyre institucioneve ishin pikat e diskutimit në këto takime. Fushat e bashkëpunimit janë: 

  • Rrjetëzim dhe shkëmbim të personelit akademik dhe administrativ; 
  • Aplikimi në projekte të përbashkëta; 
  • Organizimi I simpoziumeve dhe konferencave të përbëshkëta; 
  • Bashkëpunim ndërmjet personelit akademik në kërkime shkencore;
  • Shkëmbim literature dhe aktivitete të tjera të përbashkëta. 

Personelit akademik të njësive akademike të UHZ-së i është krijuar mundësia e publikimit të artikujve shkencorë në fushat e agrobiznesit dhe teknologjisë ushqimore; në fushën e muzikës; ekonomike; juridike shkencave sociale dhe bibliotekare. Revistat janë të indeksuara në platforma si WoS, SCOPUS dhe EBSCO. Gjithashtu, nga drejtori i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare UHZ-ja do të përfitojë ISSN për revistën e universitetit dhe personelit akademik do t’i ofrohet qasje e lirë në e-biblioteka. Personeli akademik i fakultetit të arteve në UHZ nga viti i ardhshëm mund të aplikojë për studime të doktoratës në Akademinë e Muzikës në UNSA. Një pikë tjetër diskutimi nga e cila do të përfitojë personeli akademik është mentorimi dhe bashkëmentorimi në punimet e doktoraturës në fushën e juridikut, ekonomikut, muzikës, agrobiznesit dhe teknologjisë ushqimore.

Nga universiteti i Sarajevës u dhuruan dhjetra tituj librash për UHZ-në dhe menaxhmenti i UHZ-së dhuroj për UNSA dhe për Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare librat e botuar nga profesoresha e universitetit “Haxhi Zeka”, prof.ass.dr. Suada A.Dzogovic. 

Shumë projekte dhe risi në fushën akademike, shkencore dhe kulturore do të realizohen në një të ardhme të afërt me UNSA.

Please follow and like us: