fbpx
UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” NË PEJË ME NGRITJEN MË TË LARTË NË NIVEL VENDI PËR VITIN 2022 NË PLATFORMËN WEBOMETRICS

UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” NË PEJË ME NGRITJEN MË TË LARTË NË NIVEL VENDI PËR VITIN 2022 NË PLATFORMËN WEBOMETRICS

Janar të vitit 2023 është publikuar raporti nga platforma botërore për renditje të Universiteteve Webometrics. Kjo platformë  publikon raportet e listimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dy herë në vit, gjatë muajit Janar dhe gjatë muajit Korrik. Me përcaktimin e strategjive nga menaxhmenti, të cilat janë konsideruar të nevojshme dhe të bazuara në metodologjinë e platformës Webometrics, në fillim të vitit 2022 janë përcaktuar rregulla të funksionimit të ueb faqes së Universitetit, si dhe është rritur dinamika e digjitalizimit të materialeve nga ky Universitet, duke llogaritur këtu edhe publikimet e stafit akademik gjë që ka ndikuar direkt në ngritjen e Universitetit gjatë vitit të fundit. UHZ falenderon të gjithë personelin për punën dhe angazhimin për t’a bërë UHZ-në një institucion me vlera, të dallueshëm dhe të përkushtuar për të ecur drejt arritjes së synimeve të tij strategjike.

Në raportin e fundit janar 2023 vërehet qartë së UniversitetiHaxhi Zeka” në Pejë ka arritur të ketë një ngritje prej 352 vendeve, duke u bërë kështu Universiteti me ngritje më të lartë brenda vitit 2022 në krahasim me Universitetet e tjera publike dhe ato private në Kosovë.

Universiteti është duke u angazhuar në vazhdimësi në identifikimin e treguesve shtesë të cilët do ta mundësojnë renditjen edhe më të lartë të UniversitetitHaxhi Zeka” në Pejë, dhe me kontrollimin e këtyre treguesve të tentohet që të ofrohet edhe integritet më i lartë akademik dhe cilësi për studentët.

Translate »