fbpx
Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ka mbajtur sot një mbledhje komemorative në nderim të veprës dhe kontributit të Prof. Asoc. Dr. Fadil Govorit

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ka mbajtur sot një mbledhje komemorative në nderim të veprës dhe kontributit të Prof. Asoc. Dr. Fadil Govorit

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ka mbajtur sot një mbledhje komemorative në nderim të veprës dhe kontributit të Prof. Asoc. Dr. Fadil Govorit.

Në mbledhjen komemorative, të mbajtur nga Universiteti “Haxhi Zeka”  Pejë, u vlerësua kontributi i profesor, Fadil Govorit në veçanti si pedagog dhe si udheheqes i Fakultetit të Biznesit. Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof. Asoc. Dr. Naser Mrasori, ndër të tjera theksoi se  puna, dhe angazhimini  i vazhdueshëm  i Prof. Govorit,  për disa vite me radhë, la gjurmë në Universitetin tonë të ri dhe në jetën akademike që e zhvilloi në disa Universitete. Ai ishte  afërt, plotë vullnet dhe energji , u bë  emër i respektuar, që nderohet  nga studentë dhe bashkëpunëtorë, këtë e dëshmon edhe prezenca juaj në numër kaq të madh sot këtu, për t’i dhënë lamtumirën e fundit, profesorit dhe bashkëpunëtorit tonë.

Më këtë rast,  Rektori ju drejtua të pranishmëve duke thënë se bashkëndjejmë me Ju dhimbjen e thellë, dhe më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, të  shprehë ngushëllimet më të sinqerta  për ndarjen e papritur nga mesi ynë të profesor Govorit.

Më pas fjalën mori Prof.Mazreku, prodekan, i cili foli për jetën dhe veprën e profesor Govorit, duke vlerësuar shumë angazhimin e tij në përmirësimin e imazhit të Fakultetit të Biznesit dhe duke konsideruar ndarjen e tij nga jeta si një humbje të madhe për Fakultetin dhe Universitetin.

Ndërsa në fund fjalën e mori djali i profesor Govorit i cili në emër të familjes i shprehu ngushëllime të gjithë të pranishmeve dhe falenderoi Universitetin për nderimin qe po i bëhët sot prindit tij të dashur.

Në orët e pasdites menaxhmenti, profesorë, studentë të UHZ-së, morën pjesë edhe në ceremoninë e vorrimit në Ferizaj.

Translate »