fbpx
Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ka mbajtur mbledhje komemorative në nderim të veprës dhe kontributit të z. Astrit Ademaj

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ka mbajtur mbledhje komemorative në nderim të veprës dhe kontributit të z. Astrit Ademaj

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ka mbajtur sot një mbledhje komemorative në nderim të veprës dhe kontributit të z. Astrit Ademaj

Në mbledhjen komemorative, të mbajtur nga Universiteti “Haxhi Zeka” Pejë, u vlerësua kontributi i Sekretarit të përgjithshëm z. Astrit Ademaj. Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof. Dr. Fadil Millaku, ndër të tjera theksoi se puna, dhe angazhimini i vazhdueshëm z. Ademaj, për disa vite me radhë, la gjurmë në Universitetin tone. Ai ishte afërt, plotë vullnet dhe energji , u bë emër i respektuar, që nderohet stafi dhe bashkëpunëtorët, këtë e dëshmon edhe prezenca juaj sot këtu, për t’i dhënë lamtumirën e fundit, kolegut dhe bashkëpunëtorit tonë.

Më këtë rast, Rektori ju drejtua të pranishmëve duke thënë se bashkëndjejmë me Ju dhimbjen e thellë, dhe më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, të shprehë ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e papritur nga mesi ynë të z. Ademaj.

Ndërsa në fund fjalën e mori përfaqësuesi i familjes Ademaj, i cili në emër të familjes i shprehu ngushëllime të gjithë të pranishmeve dhe falenderoi Universitetin për nderimin qe po i bëhët sot familjarit të tyre.

Translate »