fbpx
Universiteti “Haxhi Zeka” hap thirrjen për mobilitet në kuadër të programit ERASMUS+

Universiteti “Haxhi Zeka” hap thirrjen për mobilitet në kuadër të programit ERASMUS+

Universiteti “Haxhi Zeka” hap thirrjen për mobilitet në kuadër të programit ERASMUS+

Për të gjithë të interesuarit të cilët synojnë pjesëmarrjen në programe të mobilitetit në kuadër të Erasmus+ “International Credit Mobility”, ju njoftojmë se tani është hapur raundi i dytë i aplikimeve.

Ky komponent ka në qendër vetëm shkëmbime studentësh dhe të personelit akademik dhe administrativ. Kohëzgjatja e shkëmbimeve për studentët do të jetë nga 3-12 muaj, për personelin akademik dhe administrativ 5 ditë deri në 2 muaj.

Të interesuarit mund të aplikojnë për mobilitet në Universitetet me të cilët Universiteti “Haxhi Zeka” është duke bashkëpunuar, si:

Savonia University of Applied Sciences – Finlandë
Humboldt-Universität zu Berlin – Gjermani
Bochum University of Applied Sciences – Gjermani
Università degli Studi di Napoli Federico II – Itali
Università degli Studi “G. d’Annunzio” Chieti – Pescara – Itali
Universita’ degli Studi della Tuscia di Viterbo – Itali

Shkëmbimi do të fillojë nga 1 Shkurt 2016, kurse afati i fundit për aplikim është 24 Shtator 2015.

Luten të gjithë të interesuarit që synojnë pjesëmarrjen në këtë program, të lajmërohen sa më parë në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Translate »