fbpx
Universiteti Haxhi Zeka dhe Korporata Devolli nga sot forcojnë bashkëpunimin e ndërsjellë

Universiteti Haxhi Zeka dhe Korporata Devolli nga sot forcojnë bashkëpunimin e ndërsjellë

Bashkëpunimi me liderin e sektorit privat në Kosovë, shënon një arritje të madhe për Universitetin “Haxhi Zeka” në përgjithësi dhe për perspektivën e të rinjëve të regjionit të Pejës në veçanti. UHZ do të përgatisë programe studimore enkas për nevojat e Korporatës Devolli. Këto programe do të kontribuojnë në rritjen e aftësive, pasurimin e njohurive dhe punësimin e lehtë të studentëve. Në anën tjetër, Korporata Devolli do të ofrojë mundësi për trajnime praktike dhe punësim për studentët nëpër degët e saj industriale, shërbyese dhe tregtare. Ndërtimi i rrjetit universitet-industri konsiderohet se është mënyra më e mirë për të rritur dhe zgjeruar projektet e inovacionit, kërkimit dhe zhvillimit. Nga të gjitha këto përfitojnë studentët, universiteti, industria dhe ekonomia kombëtare. 

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, prof.dr. Armand Krasniqi tha: “Sot për Universitetin Haxhi Zeka është ditë historike. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje me Korporatën Devolli, mbi të gjitha sjellë një frymë të re bashkëpunimi konkret që më parë nuk ka ekzistuar në këtë formë dhe përmbajtje. Ajo çfarë vlen të theksohet për opinionin është fakti se nëpërmjet kësaj marrëveshje, UHZ drejtpërdrejtë lidhet me biznesin, studentët me punën praktike dhe personeli akademik me mundësitë për të kontribuar në fushën e shkencës përbiznesin. Në anën tjetër, Devolli Corporation, përveç misionit që ka për përgjegjësitë sociale në shoqëri, i ndihmon dhe i asiston institucionit tonë në rrugën e orientuar kah profilizimi drejt një universiteti më modern që përgatit dhe diplomon kuadro me kualifikime specifike, që ata të bëhen ndërmarrës të aftë.    

Nën spektrin e perspektivës së studentëve dhe objektivit strategjik të universitetit për profilizim dhe ndërlidhjes me industrinë, sot rektori i UHZ prof.dr. Armand Krasniqi së bashku me përfaqësuesin e Devolli Corporation, z. Barlet Imami, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi. Mbi parimin e mirëbesimit, marrëveshja synon përforcimin e bashkëpunimit për shkëmbim të ekspertizës, përvojës dhe mbështetjen e ndërsjellë për zhvillim dhe avancim të veprimtarive të tyre, përkatësisht në: zhvillimin e përbashkët të programeve të studimit me fokus tregun e punës dhe ekonominë; kryerjen e punëve praktike të studentëve dhe personelit akademik në Korporatën Devolli; hartimin e projekteve me interes të ndërsjellë; angazhimin për krijimin dhe avancimin e projektit “Forumi për Zhvillim Ekonomik Rajonal” në bashkëpunim me pesë komunat e regjionit të Pejës;  promovimin e partneritetituniversitet-industri në media dhe aktivitete publike; punësimin e studentëve që demonstrojnë aftësi në punën praktike; realizimin e aktiviteteve të tjera me interes të përbashkët (trajnime, seminare, konferenca, etj).  

Z. Imami u zotua që jemi te kënaqur me arritjën e këtij memorandum bashkëpunimi i cili besojmë se do ta fuqizojë njëra – tjetrën në aspektin profesional dhe praktikë. Marrëveshja e bashkëpunimit me UHZ rrjedhë si vazhdimësi e mbështetjtës paraprake që korporata jonë ka kontribuar në zhvillimin, fuqizimin dhe ngritjen e studentëve të dalluar të cilët i ka mbështetur përmes bursave si brenda vendit ashtu edhe jashtë saj. Poashtu u shpreh i kënaqur dhe zotohët për implementimin praktikë të memorandumi.

Translate »