Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, pas nënshkrimit të kontratës, do të fillojë implementimin e sistemit anti-plagjiaturë. Ky sistem do të inkurajojë studentët që të jenë më profesional dhe hulumtues, kurse profesorëve do t’ua lehtësojë vlerësimin e punimeve dhe hulumtimeve të studentëve, nëse janë origjinale ose jo. Përmes këtij sistemi pritet të ngritët edhe cilësia e hulumtimeve, punimeve shkencore, si dhe do të vetëdijesohen studentët për rëndësinë e origjinalitetit të punimeve. I dedikuar për cilësi, standarde dhe suksese, është edhe motoja e UHZ-së.