fbpx
UHZ mori pjesë në Panairin e Punës në Pejë

UHZ mori pjesë në Panairin e Punës në Pejë

OJQ “Syri i Vizionit” në Pejë, në partneritet me “The Balkan Forum” dhe Komunën e Istogut, organizuan Panairin e Punës që për qëllim kishte promovimin e bizneseve të ndryshme të cilat ofrojnë mundësi punësimi për grupet e synuara dhe ndërlidhjen e punëkërkuesve më punëdhënës në komunën e Pejës, Istogut, Klinës, Deçanit e Junik.
Në këtë panair pjesëmarrës ishte edhe UHZ. Gjithashtu morën pjesë edhe përfaqësues të bizneseve prodhuese, fabrikave, gastronomisë, qendrave tregtare, bizneseve individuale dhe organizatave të ndryshme, të cilat merren më sektorin e përgatitjes së kuadrove për punë dhe tregun e punës.
Vizitorët e këtij panairi ishin kryesisht nxënës të shkollave të mesme të këtij rajoni, të cilët informoheshin për drejtimet e mundshme të regjistrimit dhe ofertat në tregun e punës.

Translate »