fbpx

Thirrje për aplikim për angazhim në projektin “Të Bashkuar për Ajër të Pastër”

Lets Do It Peja është në zbatim të vitit të dytë të projektit “Të Bashkuar për Ajër të Pastër”, i cili financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe kofinancohet nga Komuna e Pejës dhe Gjakovës.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është që të monitoroj cilësinë e ajrit në hapësirat publike dhe të mbështesë angazhimin afatgjatë në reformat e sektorit publik për menaxhim të cilësisë së ajrit.
Për të zhvilluar një pjesë të aktiviteteve të projektit është planifikuar trajnimi i 20 studentëve. 10 nga këta studentë duhet të jenë të Komunës së Pejës dhe 10 të Komunës së Gjakovës.
Nga këta të trajnuar do të përzgjedhen 4 (katër) studentë për të bërë monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Profili i kërkuar i studentëve:
• Studentë të vitit të tretë Bachelor apo vitit të parë ose dytë Master të Fakultetit të Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis, Agromjedis dhe Agroekologji dhe drejtimit Master Menaxhim i Mjedisit.

Trajnimi i studentëve:
• Do të zhvillohen 4 (katër) trajnime një ditore rreth Cilësisë së Ajrit dhe Monitorimit të Cilësisë së Ajrit në lokacione të caktuara të Komunës së Pejës dhe Gjakovës.

Angazhimi kohor i studentëve:
• Angazhimi do të fillojë nga data 01/06/2022 deri me 31/12/2022.
• Brenda këtij afati kohor do të bëhet monitorimi i cilësisë së ajrit për 2 (dy) javë brenda 1 (një) muaji në lokacione të caktuara në bazë të kalendarit të monitorimit.

Detyrat e studentëve:
• Monitorimi i cilësisë së ajrit në lokacionet e caktuara në Komunën e Pejës dhe Gjakovës për identifikimin e ndotësve të ajrit;
• Grumbullimi dhe menaxhimi i të dhënave.

Kompezimi financiar:
Studentët e përzgjedhur për tu angazhuar do të kompenzohen me një shumë simbolike monetare për
person (të kalkular bruto).

Studentët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe Letrën e Motivimit deri me datën 30.05.2022 në ora 10:00, në e-mailin: qzhk@unhz.eu.

Translate »