fbpx
U themelua Trupi Këshillëdhënës i Fakultetit – Menaxhment Turizëm Hoteleri dhe Mjedis

U themelua Trupi Këshillëdhënës i Fakultetit – Menaxhment Turizëm Hoteleri dhe Mjedis

U themelua Trupi Këshillëdhënës i Fakultetit – Menaxhment Turizëm Hoteleri dhe Mjedis

Sot, në kuadër të projektit “Rritja e punësimit për të rinjë” në bashkëpunim me Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, është mbajtur takimi i parë për themelimin e Trupit Këshillëdhënës të fakultetit të MTHM-së. Ky trup i përbërë prej ekspertëve të turizmit, hotelerisë dhe mjedisit do të kontribuojë në krijimin e kuadrove të reja, të gatshëm dhe konform kërkesave të tregut të punës, në fushën e turizmit, hotelerisë dhe mjedisit. Menaxhmenti i Universitetit falënderoj të pranishmit për kontributin e tyre dhe gatishmërinë për të ndihmuar universitetin në zhvillimin dhe edukimin e kuadrove të vendit dhe regjionit, në këtë fushë. Anëtarët e kësaj trupe shprehën falënderim dhe vullnet për të këshilluar duke shprehur kërkesat e tyre për ekspertët e ardhëm në bizneset e tyre. Në takimin e radhës do të zgjedhën organet drejtuese të kësaj trupe dhe do të diskutohet plani operacional.

Translate »