fbpx

U promovua libri: “Kundër Harresës-gjenocidi I Serbisë në Kosovë”

Në hapësirat e Fakultetit Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka” u promovua libri: “Kundër Harresës-gjenocidi I Serbisë në Kosovë, 1998-1999”, i autores Fetnete Ramosaj.

Libri “Kundër harresës-gjenocidi i Serbisë në Kosovë, 1998-1999” në esencë paraqet të dhëna faktike dhe detaje të gjenocidit serb ndaj popullatës shqiptare gjatë luftës në Kosovë. Ky libër i rëndësisë së veçantë në rrafshin shkencor shërben si moster për referim edhe nga institucionet akademike e shoqërore në prezentimin e fakteve të gjenocidit të cilat janë aq argumentuese sa që mund ta krahasosh edhe me krimet më të rënda të gjenocideve në botë.

Libri paraqet pasqyrën më reale dhe është dokumentacioni më i përmbledhur mes dy kopertinash për gjenocidin serb mbi shqiptarët. Menaxhmenti i Universitetit, i prirë në pritje të autores prorektori Ibish Mazreku përshendeti të pranishmit duke vlerësuar që obligimi ynë është jetësimi i vërtetës historike të gjenocidit serb mbi shqiptarët të cilën çeshtje duhet ta prezentojnë të gjithë. Me kumtesa u paraqiten: Prof.dr.ass. Gani Asllani-dekan i Fakultetit Juridik, Prof.dr. Ismet Salihu dhe Msc. Dardan Lajçi. Gjithashtu, të pranishmit me fjalë rasti i përshendeten Prof.dr. Kolë Krasniqi dhe Prof.dr.Mujë Ukaj.

Menaxhmenti përgezoi autoren Fetnete Ramosaj për punën  e saj të palodhshme në vargun veprave të botuara.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Translate »