fbpx
U nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi në mes të UHZ dhe përfaqësueseve të projektit EYE

U nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi në mes të UHZ dhe përfaqësueseve të projektit EYE

Në Universitetin”Haxhi Zeka” u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi në mes të UHZ dhe projektit “Rritja e Punësimit për të Rinjtë” nga organizata EYE. Qëllimi i projektit është që të punësojë të diplomuarit në agrobiznes në sektorin privat. Po ashtu sot përfaqësuesit e projektit dhe menaxhmenti i UHZ-së u takuan me drejtuesit e disa bizneseve kosovare, ku diskutuan për bashkëpunim, në veçanti për krijimin apo ndryshimin e kurrikulave të studimit në Fakultetin e Agrobiznesit në bazë të kërkesave të tregut. Në këtë takim u prezantua “Raportit studimor për nën-sektorët kryesorë të Agrobiznesit në Kosovë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »